Lajm tronditës! Pacienti 69-vjeçar me koronavirus që u hodh nga kati i tretë i Infektivit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.Lajmi konfirmohet nga burime pranë QSUT.

Reshit Grëmbi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi në mesditë, në katin e tretë të spitalit, ku pacienti ishte shtruar prej disa ditësh.

Ai ndodhej në terapi intensive, ndërsa pas hedhjes ai pësoi dëmtime të mëdha në kokë që i morën dhe jetën.

69-vjeçari nga Fieri është rasti i katërt, ku pacientë të infektuar me COVID janë vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e spitalit ku kanë qenë të shtruar.

Më herët janë regjistruar 3 raste te Sanatoriumi i njohur si COVID/2. Rasti i parë ndodhi në muajin gusht. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Xhino Koça. Më pas, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në shtator ku humbi jetën Hasan Mira rreth 65 vjeç.

Rasti i tretë u regjistrua në nëntor, më konkretisht më 1 nëntor. Ishte 53-vjeçari me iniciale Preng Gjonaj. nga Tropoja i cili në kushte të rënduara psikologjike zgjodhi t’i jepte fund jetës në mënyrën më tragjike.

Studimet kanë treguar se COVID-19 është një virus i cili ndikon jo vetëm në mushkëri apo organe të tjera, por sjell edhe pasoja të rënda psikologjike, edhe për pasojë janë regjistruar ngjarje të tilla tragjike.Numri i vetëvrasjeve është rritur shumë gjatë kësaj periudhe.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu