Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Korçë, ku kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh për shkak të Covid-19.

Bëhet me dije se çifti ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme. Ata prej më shumë se dy javësh ishin të prekur nga Covid-19 dhe se prej disa ditësh ishin futur në intubim në spitalin e Korçës, pasi gjendje e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar.

Kujtojmë që situata në vendin tonë është e rënduar dhe prej disa ditësh janë shënuar shifra rekord viktimash dhe të infektuarish.

Deri më tani 735 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 34.300.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu