Dy vajza të moshës 1 dhe 2-vjeçare janë gjetur të vdekura në një veturë në pjesën jugore të qytetit Brisbane në Australi.

Policia dhe ekipet e emergjencës e morën një telefonatë në Waterford West rreth orës 1 e 35 minuta të pasdites së të shtunës, ku fëmijët u gjetën të vdekur brenda një veture.

“Për fat të keq, të dyja vajzat janë shpallur të vdekura në vendin e ngjarjes. Fëmijët kishin shenja se kanë qenë të ekspozuar ndaj nxehtësisë”, tha zyrtari policor, Mark White.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes pak kohë më vonë dhe aty e gjetën një veturë të parkuar përballë një veture.

“Jemi duke folur me prindërit e këtyre fëmijëve. Ky është një incident shumë, shumë tragjik që ka ndodhur”, shtoi zyrtari policor.

Pjesëtarët e forenzikës janë duke punuar për ta zbuluar shkakun e vdekjes. Policia po përpiqet të kuptojë se për sa kohë kanë qenë të mbyllura në veturë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu