Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Selanik ku një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën për shkak të një zjarri .

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij rreth orës 11:00 të ditës së sotme.

Mediat greke bëjnë të ditur se i riu ishte në shtëpi së bashku me vëllain 6 vjeç dhe motrën e tij 13 vjeçe më të vogël dhe tezen e tyre në momentin që zjarri shpërtheu.

Sipas tyre zjarri në shtëpi ra kur 16-vjeçari kishte vënë një objekt ngrohjeje në punë dhe papritur zjarri mbuloi dhomën dhe gjithë ndërtesën.

Vëllain dhe motrën e tij të vogël i kshte shpëtuar tezja, e cila ishte njoftuar nga mbesa e saj në telefon për zjarrin e rënë, kishte hyrë vetë në flakë për të nxjerrë dy të vegjëlit nga banesa.

Prindërit e fëmijëve shqiptarë nuk ishin në shtëpi atë kohë pasi kishin shkruar për të punuar.

Autoritet policore janë akoma në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit që ndodhi.

Ata janë shprehur se 16-vjeçari nuk arriti të dalë nga banesa, për shkak se kishte disa probleme me lëvizjen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu