Komuna e Prishtinës dhe kryetari i kësaj Komune, Shpend Ahmeti kanë bërë të ditur se që nga 1 dhjetori për një muaj, udhëtimi me autobusët e Trafikut Urban do të bëhet pa pagesë.
Kjo ka ardhur edhe pas një vendimi që kanë marrë asambleja e komunës së Prishtinës.
Megjithatë duket se linjat e trafikut urban nuk janë duke ju përmbajtur orareve që kanë nëpër stacione.
Një qytetar ka bërë të ditur për IndeksOnline, se ka pritur sot nga ora 14:50, deri në ora 15:30 tek rrethi në rrugën C, dhe nuk ka ardhur asnjë autobus i Trafikut Uraban.
Ai ka thënë se më pastaj qytetarët e mërdhirë nga i ftohti kanë hipur një autobus privat i mbushur përplot me udhëtarë, pa i respektuar vendimet e institucioneve shëndetësore.