“Me Qeverinë Kurti sa më parë harrohen idetë e çmendura të faljes apo kinse ndërrimit të territoreve me Serbin, aq më mirë është për ata që kanë ide për këso idiotizmash me territore të cilat do të sillnin luftë dhe destabilizim në të gjithë Ballkanin. E sa për Gjykatën Speciale, Hashim Thaçi nuk ka pse frikësohet sepse këtë Gjykatë e ka formuar vet e për ironi ndoshta edhe për vetën e tij“, tha Gashi. Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Richard Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje përmes idesë së shkëmbimit të territoreve, në këmbim të dhënies së imunitetit për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, karshi Gjykatës Speciale. Ndërsa, analistët thonë që se presidenti aktual i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sipas tyre do të jetë pjesë e planeve të rrezikshme për Kosovën. Në lidhje me këtë temë për “Kosova Sot Online”, foli avokati Tomë Gashi, i cili tha se me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, ideja për t’i jap territor Serbisë ka vdekur.

“Me fitoren e LVV, ideja për ta shpëtuar vetën apo për çfarëdo arsye të tjera qofshin, se Kosova do të jap territore Serbisë ka vdekur një herë e përgjithmonë. Me qeverinë Kurti nuk jep Kosova më asnjë milimetër territor në asnjë variant dhe pa marrë parasysh kush e propozon Kosova, me qeverinë Kurti nuk jep territor edhe nëse këtë e proklamon ndonjë zyrtar i ShBA-së ose i BE-së”, tha avokati Tomë Gashi për “Kosova Sot Online”. Tutje, ai tha se Kosova ka bërë mjaftë kompromise për tu bërë shtet. “Mjaft ide dhe dokumente ndërkombëtare të dëmshme ka pranuar Kosova që të bëhet shtet. Duke filluar nga pakoja e presidentit Ahtisari e cila solli te Pavarësia e Kosovës por më shumë çështje dëmshme për ne shqiptarët e në favor të paparë deri më tani të pakicës serbe, e cila edhe i keqpërdori thuaj se të gjitha të drejtat e saj duke u bërë siç thuhej “pozitivisht e diskriminuar”, zgjedhje kjo e cila në shumë raste e paralizon shtetin e Kosovës duke e bllokuar në shumë çështje të interesit nacional dhe shtetëror të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, është e qartë se me qeverinë Haradinaj dhe nga ai personalisht, shkuan afër 8200 hektar tokë në Malin e Zi. “Është e qartë se me qeverinë Haradinaj dhe nga ai personalisht i falem Malit të Zi mbi 8200 hektar tokë vetëm e vetëm për të marrë Ramushi karrigen e kryeministrit, dhe për të dhuruar tokë për pushtet, e që u dënua nga populli me 6 tetor në zgjedhjet kur mbeti prapa historisë moderne që do të vijë me qeverinë Kurti, duke mbetur partia e tij në koalicion me PSD-në si partia e katërt”, shtoi Gashi për “Kosova Sot Online”.Gashi tha se populli nuk harron kur dikush falë ose shet tokë shtetit të Kosovës për të shpëtuar vetën nga kush do, qoftë edhe nga Gjykata Speciale që u formua kundër vetës. “Me Qeverinë Kurti sa më parë harrohen idetë e çmendura të faljes apo kinse ndërrimit të territoreve me Serbin, aq më mirë është për ata që kanë ide për këso idiotizmash me territore të cilat do të sillnin luftë dhe destabilizim në të gjithë Ballkanin. E sa për Gjykatën Speciale, Hashim Thaçi nuk ka pse frikësohet sepse këtë Gjykatë e ka formuar vet e për ironi ndoshta edhe për vetën e tij”, ka potencuar Gashi.Më tej, Gashi tha se nëse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ftohet nga Gjykata Speciale, shpresoj që të mbaj fjalën dhe të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së.“Nëse e thërrasin atje shpresoi se do ti mbajë fjalët e do të dëshmoj luftën e pastër të UCK-së siç ka thënë me mija herë duke bërë presione tek deputetet e PDK-së që ta votojnë ketë gjykatë e cila është raciste dhe kundër shqiptareve në përgjithësi e kundër Kosovës në veçanti e posaçërisht kundër ish- pjesëtareve të UÇK-së”, përfundoi avokati Gashi për “Kosova Sot Online”.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu