Amir Rrahmani nuk do të lëvizë nga Hellas Verona gjatë afatit kalimtar të janarit

Mediat në Itali kanë spekuluar se Rrahmani është marrë vesh për një kontratë pesëvjeçare me Napolin, por që transferimi i futbollistit të bëhet në qershor, shkruan Reporteri.net

Adrian Aliaj, që është agjent i kapitenit të Kosovës ka zbuluar se Rrahmani nuk do të lëvizë gjatë janarit nga Verona.

“Jam 100% i sigurtë se spekulimet nuk kanë ndikuar te Amiri, ai bëri një gafë ndaj Romës, por kushtet në fushë ishin të vështira, mirëpo ndaj Atalantas bëri një paraqitje të shkëlqyeshme,” ka thënë Aliaj.

“Ai do të qëndrojë te Verona deri në fund të sezonit. Ne kemi rrespekt për Hellas, ata e transferuan Amirin në Serie A dhe e bënë atë një futbollist me emër,”. /Reporteri.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu