Të premten rreth orës 20:00 në rrugën “Hys Popova” në Podujevë, ka ndodhur një vrasje në tentativë.Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një burrë ka njoftuar se derisa ka qenë së bashku me gruan e tij dhe vajzën duke lëvizur në rrugë me veturë, një veturë në përballë kalim ka shtënë me armë zjarri.“Si pasojë janë dëmtuar dy xhama të veturës ndërsa të lënduar nuk ka.

Viktima ka qenë i shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu