Qytetarët e kryeqytetit ballafaqohen çdo ditë me probleme të ndryshme shkruan GazetaFlash24.

Një nga problemet që qytetarët e Prishtinës ndeshen çdo ditë jane edhe telashet me kabllot e rrymës elektrike.

Një banore e lagjes së muhaxherëve, më saktësisht në rrugën “Bedri Shala”, ka publikuar disa imazhe në Network Prishtina, teksa thotë se kabllot janë tejet të ulëta saqë me një ngritje dore mund t’i prekësh.

Ja postimi i saj:

Një ndër problemet më të mëdha në Lagjet e Prishtinës janë kabllot, edhe në Lagjen e Muhaxherëve saktësisht në rrugën “Bedri Shala” kemi këtë pamje të kabllove.
Nuk e di a është interesu ndokush prej Komunës ndonjëherë për këtë problem, rreziku që na kanoset neve si qytetar është tejet i lartë, ndërsa kabllot janë tejet të ulëta sa që me një ngritje dore arrijmë ti prekim.
Siç duket kemi mbetë pa zot shtëpije!/GazetaFlash24.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu