Atletja e Shqipërisë, Luiza Gega, ia ka dalur që të kualifikohet për në fazën finale të garës së 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror të Atletikës, transmeton Gazeta Metro.

Luiza Gega ia doli të kualifikohet për në fazën finale të garës së 3000 metrave me pengesa, në Kampionatin Botëror të Atletikës, që po zhvillohet në Doha të Katarit, por nuk arriti të futet në zonën e medaljeve.

Mirëpo, ka mjaftuar që konometri të shënoi 9:19.93 në Kampionatin Botërot ‘Doha 2019’ që Gega të shënoi kohën që e kualifikon në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020”.

Atletja shqiptare u rendit në vendin e 9, pasi arriti të përshkojë distancën për kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat, ndërsa medaljen e artë e fitoi atletja keniane Beatrice Chepkoec, me kohën 8 minuta, 57 sekonda dhe 84 të qindtat.

Tashmë mbetet vetëm një formalizim nga Federata Boterore IAAF, pasi me kohën e arritur Luiza do të jetë pjesë e ‘Tokyo 2020’

Ndryshe, Luiza Gega ka thyer edhe rekordin kombëtar në 3000 metra me pengesa.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu