Në një nga hotelet e kryeqytetit është duke u mbajtur takimi mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe LDK-së ku do të diskutohet për koalicionin e mundshëm paszgjedhor mes këtyre dy partive.Vetëvendosja – partia e cila deri në rezultatet e tanishme zyrtare del të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit – po përfaqësohet nga kryetari dhe njëherit kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi, derisa LDK-ja nga kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani dhe kryetari i kësaj partie Isa Mustafa.

Të parët që kanë shkuar në këtë takim, që ka nisur para një ore, kanë qenë Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani, derisa 15 minuta më vonë ka shkuar edhe Albin Kurti dhe Besnik Bislimi.Para se të futet në këtë takim, Kurti ka thënë shkurt për mediat se sot është fillimi i Qeverisë së re e cila, sipas tij, “do ta çkapë shtetin dhe do t`i hapë perspektivë të re Kosovës”.

Në anën tjetër, as Isa Mustafa dhe as Vjosa Osmani nuk janë deklaruar për media.Takimi – që mund ta përcaktojë të ardhmen e qeverisë së re të Kosovës – pritet të zgjasë deri në tri orë.Në ndërkohë, akoma nuk dihet nëse pas përfundimit të këtij takimi mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe LDK-së do të ketë deklarime për media ose jo.Klan Kosova e ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje do ta mbajë mbledhjen e Kryesisë, menjëherë pas takimit me përfaqësuesit e LDK-së ku po diskutohet për bashkëpunimin pas zgjedhjeve të 6 tetorit.Ndërkaq, nuk dihet nëse edhe në LDK do të ndodhë një takim ose mbledhje e ngjashme.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu