Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherit edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është takur mëngjesin e sotëm me nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliun.

”Pata kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta pi me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, të cilin e përgëzova për kontributin e dhënë në fitoren e partive opozitare në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Bahtiri në një postim në facebook.Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka kërkuar nga Veliu që të jap kontribut maksimal për arritjen e koalicionit VV-LDK.

”Mikut tim i kërkova që të jep kontribut maksimal për arritjen e marrëveshjes finale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur. Vendit i duhet formimi sa më i shpejt i Qeverisë, ku të gjithë duhet të punojmë që kjo të bëhet në afat ligjor dhe pa humbje kohe”, ka shkruar ai.Vetë Bahtiri më herët i tha Gazetës Express se me Veliun s’kanë folur për koalicion pasi me këtë temë merren Shefat e partive.

“Së pari me Agimin jam mik i moqëm dhe e kam shumë përqefi, jemi taku në shesh dhe u ulëm me pi një kafe bisedum për tema të ndryshme. Ne nuk e kemi mandatin për të biseduar për koalicion, mandatin e kanë Albin Kurti dhe Isa Mustafa. Ne jemi më të votuarit në komunat tona dhe na jemi shokë nashta na pyesin pak por ne bisedojmë për tema sikur dy kryetarë të komunave”, ka thënë Bahtiri.

Para Bahtirit ka folur edhe Agim Veliu, i cili ka konfirmuar takimin duke thënë se kanë folur për “Shkup e Shkodër”.Agim Bahtiri është Kryetar i Mitrovicës në dy mandatet e fundit. Kishte fituar derisa ishte në AKR’në e Behgjet Pacollit. Në zgjedhjet e fundit nacionale, ai kaloi në Vetëvendosje.Agim Veliu është Nënkryetar i Parë i LDK’së dhe udhëheq Komunën e Podujevës prej pasluftës./

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu