Katër oficerë raportohen të vde’kur pas një sulmi me thi’kë në selinë e policisë në Paris.

Sulmuesi, i cili nuk është identifikuar ende raportohet se ishte anëtar i stafit dhe u qëllua për vde’kje, shkruan BBC.Ai po përpiqej të hynte në ndërtesë kur u ndalua nga ofierët e tjerë. Raportohet se disa persona kanë mbetur të pla’gosur.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga policia franceze për ngjarjen e rëndë.Sulmi ndodhi rreth orës lokale 13:00 në oborrin e ndërtesës së policisë, e cila ndodhet afër katedrales së Notre-Dame.

Një stacion metroje pranë selisë së policisë është mbyllur për arsye sigurie, njoftoi autoriteti i transportit të qytetit pas sulmit.

Kryeministri francez, Edouard Philippe dhe Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner ndodhen në vendin e ngjarjes.Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo konfirmoi në Twitter se disa njerëz u vr’anë në sulm.

Sipas mediave franceze, sulmuesi ishte një 45 vjeç, i cili ka punuar për forcën e policisë në Paris për 20 vjet.

Sulmi vjen një ditë pasi policia franceze hyri në grevë në të gjithë vendin për rritjen e dhunës ndaj oficerëve dhe niveleve të vetëv’rasjeve brenda forcave të policisë.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu