Një stuhi shumë e fortë ka ndodhur në fshatin irlandez Kolluni të County Sligo, të Irlandës Veriore.

Fatkeqësisht kjo stuhi ka shkaktuar shumë dëme. Por ai që ka prekur të gjithë banorët e zonës, është rrëzimi i një ahu madhështor 200-vjeçar.

Megjithatë duket se gjërat ndryshuar, deri në momentin kur midis rrënjëve të pemës së prerë u gjet një skelet njerëzor, të ndarë në gjysmë. Këmbët e skeletit ishin në tokë, ndërsa pjesa e sipërme e trungut ishte ngatërruar në rrënjë.

Sipas arkeologëve, ky varr i pazakontë i përket një të riu nga 17 deri në 20 vjeç, i cili ndërroi jetë nga një vdekje e dhunshme midis 1000 dhe 1200 vjet më parë. Shkencëtarët gjithashtu arritën të përcaktojnë se i ndjeri kishte shumë plagë në duar, këmbë dhe brinjë, të cilat nuk janë përcaktuar nga se janë shkaktuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu