Një studim është kryer së fundi nga autoritetet spitalore në Hong Kong, mbi personat të cilët janë shëruar nga koronavirusi, përfundimet e të cilit nuk kanë qenë aspak pozitive.

Mjekët gjetën një rënie të funksionimit të mushkërive nga 20% deri në 30% në dy ose tre pacientë, në 12 prej tyre.

“Ata gazohen nëse ecin pak më shpejt sesa normalisht”, tha Dr Oëen Tsang Tak-yin, një ekspert i sëmundjeve infektive në Hong Kong.

Megjithatë mjekët thonë se është ende herët për të kuptuar nëse këto efekte të sëmundjes janë afatgjata, apo mund të rikuperohen me kalimin e kohës te pacientët.

Autoriteti Spitalor në Hong Kong i bëri gjetjet pasi studioi valën e parë të pacientëve që ishin larguar nga spitali dhe ishin shëruar plotësisht nga COVID-19.

Në të gjithë botën numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 132 mijë, ndërkohë që është përhapur në 123 shtete, dhe ka shkaktuar rreth 5 mijë persona të vdekur.

Burimi: Businessinsider

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu