Njerëzit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk kanë shumë gjasa të infektohen përsëri për të paktën gjashtë muaj pas infektimit të tyre të parë, sugjeron një studim britanik i punonjësve të kujdesit shëndetësore në vijën e parë të frontit.

Gjetjet duhet të ofrojnë një siguri për më shumë se 51 milionë njerëz në të gjithë botën që kanë qenë të infektuar me sëmundjen e COVID-19, thanë studiuesit në Universitetin e Oksfordit, sipas Reuters.

“Ky është vërtet një lajm i mirë, sepse mund të jemi të sigurt që njerëzit e infektuar me coronavirus, nuk do të preken përsëri në një periudhë afatshkurtër”, tha David Eyre, një profesor në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Oxford, Nuffield, i cili bashkë-drejtoi studimin.

Ndryshe, rastet e ri-infektimit me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, kishin ngritur shqetësimet se imuniteti mund të jetë jetëshkurtër dhe se pacientët mund të sëmuren shpejt pas një kohe të shkurtër.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu