Stresi ka folur për herë të parë publikisht për ndarjen e përfolur me Keisin dhe na duhet të themi se mbetëm pa

I ftuar sot në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, reperi nuk u rezerveu të tregonte gjithë detajet e marrëdhënies aktuale me Keisin, të cilën e krahasoi më një “menopauzë të vogël”.

“Mediat rozë gjithmonë spekulojnë, nuk është e vërtetë ajo çfarë flitet në media. Jemi në një menopauzë të vogël”-u shpreh Stresi duke reaguar të qeshura te publiku në studio.

Pyetjes së Bietës se kush e kishte kërkuar kohën për të reflektuar, reperi u përgjigj kështu: “E bëj unë kohën ashtu se unë jam pak mi-strec”.

Sa për Kejsin si person, Stresi nuk u kursye me fjalët e mira:

“Ajo është një vajzë shumë e mrekullueshme. Nga eksperienca ime në rrugët e Tiranës, Europës, është shumë e vështirë të gjesh një vajzë të tillë, se ne gjithmonë kemi gjetur vajzat më të mira (qesh). Di të them që rrjetet sociale nuk janë për të ngushëlluar, ajo është minimumi që mund të ketë bërë”.

Një detaj që u diskutua në media si tregues për ndarjen e çiftit ështe edhe fakti që Stresi nuk mban unazën e martesës, por reperi e sqaroi edhe këtë pjesë:

“Unë se kam mbajtur unazën, e kemi pasur me kompromis. Nuk më shkon mua, s’ka të bëjë”.

Ndërkohë pyetjes 1 milion dollarëshe nëse e do Kejsin, reperi i as nuk pohoi, as nuk mohoi:

“Momentalisht jemi në pauzë dhe kemi kontakte shumë pak, nuk mund të flasim sa duhet, jemi aty, duke u sharë sa të qetësohemi. Edhe mund të ketë mbarim edhe mund të mos ketë”.

Ama, kur u pyet nga Bieta: “Po ajo të do ty”, përgjigja ishte tipike alla Stresi:

“Normalisht që po”.

VIDEO

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu