Vetëm sot në Kosovë janë shënuar 963 raste, numër ky rekord që nga fillimi i pandemisë dhe janë shënuar 13 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet e reja me koronavirus kanë bërë që spitaleve të Kosovës t’u mbingakrohen hapësirat e destinuar për këta pacientë. Aktualisht mbi 700 pacientë janë duke u trajtuar nëpër spitalet kosovare me COVID-19.


Në javën e fundit në Kosovë janë regjistruar numër shumë i lartë i rasteve me Covid-19 duke shënuar rekorde dhe rritur shqetësimin, se masat kufizuese nuk po respektohen sa duhet, kjo ka shtyrë autoritetet përkatëse që të ashpërsojnë masat.

Me rastet e sotme të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i rasteve aktive ka kaluar shifrën prej 10 mijë personave, më saktë janë 10.191 raste aktive..

Nga kjo shifër alarmante, gjysma e rasteve aktive janë në Prishtinë, ku është kryer edhe numri, dukshëm më i madh i testimeve.

Sot, IKSHPK-ja njoftoi për 13 të vdekur e 963 raste të reja. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 27.851, kurse i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në 797.

Nga sot, në Kosovë fillon zbatimi i masave të reja ku kufizohet lëvizja e qytetarëve nëpër disa qytete, gastronomia ka orar të veçantë dhe shumë masa të tjera.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu