Gjykata Speciale në aktakuzën e ngritur ndaj ish presidentit Hashim Thaçi, ish kreut të PDK dhe shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish Ministrit të Brendshëm gjatë Qeverisë së Përkohshme, Rexhep Selimi, i akuzon të lartpërmendurit edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të njohura në Kosovë si vrasjet politike.

E analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Nexhat Haziri ka folur për gazetën “Bota sot” lidhur me vrasjet e anëtarëve të LDK-së dhe aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale.

“Natyrisht se zbardhja e vrasjeve të pasluftës, të konsideruara si vrasje politike do të jenë në domenin e Gjykatës Speciale, dhe kjo vërtetohet edhe me aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, por edhe të tjerëve, ku një pjesë e kësaj aktakuze flitet edhe për vrasjet e kundërshtarëve politik. Pa zbardhjen e këtyre vrasjeve, Gjykata Speciale nuk e përmbush do të misionin e saj për të vendosur drejtësi në Kosovë”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Image

Nexhat HaziriF

Sipas tij, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë informata për vrasjet e anëtarëve të LDK-së.

“Të katër të akuzuarit aktual nga prokuroria e Gjykatës Speciale kanë informata për vrasjet politike gjatë dhe pas luftës. Është thënë edhe në raporte të shumta ndërkombëtare se vrasjet politike në Kosovë kanë qenë të organizuara dhe të planifikuara mirë nga eksponentë të ashtuquajturit “krahu u luftës” për shkak të rivalitetit politik, që gjithashtu është përmendur edhe një organizatë që ka ekzekutuar aktivist dhe personalitet e LDK-së, sidomos pas periudhë së luftës, e cila padyshim se është SHIK-u, shefin e së cilës, pra Kadri Veseli, i cili tashmë gjendet si i akuzuar nga prokuroria e Gjykatës Speciale”, shprehet për “Bota sot” analisti Haziri.Për fund, Haziri deklaron se përfundimisht vrasjet politike do të zbardhen nga Gjykata Speciale.

“Natyrisht, se ky proces i drejtësisë në Gjykatën speciale, do t’i jap më në fund epilog vrasjeve politike, duke zbardhur motivin e vrasjeve, urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit. Sipas mendimit tim, urdhërdhënësit tani vetëm janë para drejtësisë, motivi dihet, dhe kujtoj se tani ka mbetur vetëm të dihen se kush kanë qenë ekzekutorët”, përfundon për “Bota sot” analisti politik, Nexhat Haziri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu