Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë kanë njoftuar se sot do të mbahet paraqitja e parë e Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit në sallën e gjyqit në Hagë.

Aktakuza kundër Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor ku u arrestuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Aktakuza e ngarkon Krasniqin dhe Thaçin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij. Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në Internet me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu