Rritja e numrit të personave të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka alarmuar autoritetet shëndetësore, pasi në disa spitale nuk ka më shtretër për të sëmurët.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se po kërkohen mënyrat alternativë të ngritjes së spitaleve të përkohshme, pasi paniku është tepër i madh, jo vetëm tek punonjësit e shëndetësisë, por edhe tek të sëmurët.

Spitali infektiv i Shkupit dhe spitali i ngritur pranë tij vetëm për trajtimin e personave me COVID janë të tejmbushur. Në të njëjtat kushte ndodhen edhe spitalet e Stumicës dhe Kumanovës.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë  e Veriut u shënuan 947 raste të reja me COVID-19, ndërsa 30 persona humbën jetën./en/

Numri total i viktimave në RMV që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1186.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu