Shumë persona mund të tremben kur fillojnë të kenë dhimbje koke dhe këtë e lidhin me COVID-19.Sipas Healthline, studimet kanë treguar se dhimbja e kokës te të infektuarit me COVID-19 është raportuar në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla.Si të dalloni nëse dhimbja e kokës lidhet me COVID-19

Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga COVID-19 dhe llojet e tjera.Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:∙ Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë

∙ Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje∙ Ndodh në të dyja anët e kokë∙ Mund të përkeqësohet kur përkuleniSi ta dalloni që është migrenëAshtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e COVID-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën.

Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covidit nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.

Simptomat më të zakonshme të COVID-19:

– ethe

– temperaturë

– lodhje

– kollitje

– gulçim

– dhimbje koke

Simptoma të tjera:

– dhimbje e fytit

– dhimbje e trupit dhe kockave

– rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara

– humbje e shijes dhe nuhatjes

– të përziera, të vjella dhe diarre

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu