Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic e ka shfrytëzuar vizitën e saj në New York, ku mori pjesë në Asamblenë e OKB, edhe për të treguar talentin e saj në muzikë, transmeton Gazeta Metro.

Ajo u shfaq në krah të një grupi kroat duke kënduar këngët e vendit të saj. Po kjo video u bë shkak për reagime të shumta negative kundër saj në rrjetet sociale.

Shumë persona kanë shkruar se ajo nuk di të këndojë, por vetëm stonon gjithë kohës. Ndërsa mjaft të tjerë edhe u tallën përmes video-montazheve.

Megjithatë të kënduarit mesa duket është pasion i Kolinda Grabar Kitarovic që në vegjëli dhe nuk ka ndërmend të ndalet vetëm nga disa komente negative. Madje 51-vjeçarja gjatë një interviste ka thënë se ka në plan të përmirësojë vokalin e saj.

“Nuk më intereson nëse më kritikojnë dhe nëse stonoj. Askush nuk duhet të përmbahet nga këndimi apo ndonjë aktivitet tjetër, vetëm sepse dikush të thotë se nuk je e mirë”. Kështu e ka mbyllur diskutimin Presidentja e Koracisë, duke ua bërë të qartë të gjithë kritikëve se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pasioni i saj.

VIDEO

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu