Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj deklaratave të Rada Trajkoviq e cila ka thënë se prokurpri Sylë Hoxha duhet të japë llogari për rastin e Astrit Deharit

Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se të bëhet Trajkoviq më patriote dhe më e arsyeshme se politikanët kosovarë, është hata.

“Po e lexoje nje deklarate te politikanes serbe e cila po thote: “Syle Hoxha duhet me shku ne pergjegjesi per rastin e Astrit Deharit”! Mu ba Rada ma patriote dhe ma e aresyeshme se sa politikanet shqipfoles, kjo eshte hata. Jo vetem Syla, po bashke me te edhe Aleksander Lumezi me nje batalion.

Me pas ky popull minimumin e vetdijes politike, kombetare, e mbi te gjitha shteterore, ish dale neper rruge derisa ishin burgose keta dhe shume te tjere!!! Luje mace kryet e buallit…”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Trajkoviq, sot ka folur rreth raportit të institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit. Siç ka thënë Trajkoviq në atë raport janë hedhur dyshimet se për një përfshirje institucionale në rastin e vdekjes.

Këto deklarata politikania serbe i ka dhënë për “Kosovo Online”, dhe ka shtuar se hetimin për vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren ishte duke e kryer prokurori Sylë Hoxha.

Në këtë kontekst, sipas saj Sylë Hoxha, i cili është një nga përgjegjësit në zingjirin institucional lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit “me siguri se do të duhet të mbajë përgjegjësi”.

U fundos ky vendPo e lexoje nje deklarate te politikanes serbe e cila po thote: “Syle Hoxha duhet me shku ne…

Publiée par Milaim Zeka sur Mardi 29 octobre 2019

Publiée par Milaim Zeka sur Mardi 29 octobre 2019

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu