Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përplasje fizike mes aktivistëve të LDK-së dhe LVV-së në Podujevë në ditën e fundit të fushatëz zgjedhore.Pas këtyre përplasjeve ka ardhur reagimi i kandidatit për kryetar komune nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi.Bulliqi ka dealaruar se ky incident është provokuar nga ana e klanit të LDK-së, ky të përfshirë janë edhe zyrtarët policor të cilët janë sjellë nga Ministri i Brendshëm.

“Realisht nga ajo që pashë dhe kuptova tashmë është provokuar një incident nga ana e klanit të LDK-së këtu në të cilin incident duket se janë të involvuar edhe zyrtarët policor. Zyrtarët policor faktikisht edhe e kanë shkaktuar incidentin. Shefi i Shtabit tonë dje ka kërkuar një takim me Komandantin e Stacionit Policor për Podujevë, për të diskutuar në mënyrë që të krijohet mundësia për të evituar çdo incident në këto zgjedhje. Takimi është refuzuar nga ana e komandantit të stacionit policor, është një komandant të cilin Ministri i Brendshëm e ka sjellë këto ditë në Podujevë, special , dhe fatkqësisht ai i cili e ka nis incidentin është polic i po këtij stacioni policor, i cili është vënë në shërbim të LDK-së dhe e ka provokuar situatën. Kemi informacione se i njëjti këto ditë ka marrë pushim për t’i bërë fushatë LDK-së” dekalroi Bulliqi për Gazeta Blic.
Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen këtë të dielë. Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK).

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu