Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dje pati paralajmëruar për mbyllje totale dhe masa më të rrepta anti covid-19. Këto masa pritet të hyjnë në fuqi prej ditës së premte të kësaj jave GazetaFlash24.net

E që orari i punës për hoteleritë dhe gastronnominë të jetë deru në orën 19:00. E për këtë ka reaguar ashpëer Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Kjo shoqatë i ka kundërshtuar fuqishëm këto masa, pasi që thonë se nuk kanë marrë premtimin e qeverisë se do të kenë përkrahje financiare për këtë mbyllje.

“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës, kërkojmë që URGJENTISHT Qeveria të dalë me qëndrim zyrtar lidhur me kërkesat kryesore të sektorit të gastronomisë, për krijimin e Pakos Ekonomike për Gastronomi, në vlerë së paku prej 10 milionë eurosh, detajet e së cilës janë:

1. Subvencionimi i shpenzimeve operative deri në përfundimin e pandemisë (mbulimet e qirasë, pagat e punëtorëve);
2. Shtyrje të afatit të kësteve të kredive, dhe kthimit të mbitërheqjeve deri në përfundimin e pandemisë;
3. Pagesa direkte për bizneset e gastronomisë, sipas vlerësimit të situatës;
4. Lejimi i shërbimeve me porosi (delivery) pas orës 19:00, edhe në komunat me rrezikshmëri të lartë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Kjo shoqatë vlerëson se situata në sektorin e gastronomisë është jashtëzakonisht e rëndë. Andaj, paralajmëron që nëse brenda afatit kohor prej shtatë (7) ditësh nuk merren parasysh kërkesat tona vitale dhe nuk marrin asnjë konfirmim zyrtar për këtë çështje, do të rrisin kundërshtimet, veprimet dhe reagimet e tyre/GazetaFlash24.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu