Shumë emra po akuzohet për vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Dehari vdiq me 5 nëntor të vitit 2016 në qelinë e tij derisa pas tri viteve askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje.

Institucionet e Kosovës, arritën që të kamuflojnë me rastin, derisa ekspertiza zviceranë ua qiti të palarat atyre.

Kjo ekspertizë hodhi poshtë se Astriti bëri vetëvrasje derisa aty thuhet se në vrasje ishte i përfshirë edhe dikush tjetër.

Për këtë vdekje Deharit, ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari po akuzon me emra dhe mbiemra disa drejtues institucionesh, ministra e prokurorë.

“Presioni brutal jo ligjor i hetuesve politik të Hashim Thaçit, Ilmi Reqicës, Dhurata Hoxhës e Skënder Hysenit, Beqir Kalludres dhe Sylë Hoxhës ndaj një djaloshi të ri, edhe nuk ka mundur me pas epilog tjetër pos të përfundonte me një tragjedi të tillë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”, derisa shton se ky rast nuk do të zgjidhet tani.

“Ky rast mundë të zbërthehet shumë lehtë në të ardhmen nga hetues dhe prokuror shqiptar të Kosovës që nuk do të jenë pjesë përbërëse, ose të zgjedhur nga mafia politike dhe nga politikanët e korruptuar, dhe kjo do të ndodh vetëm pas një VETINGU masiv, të pavarur dhe neutral, kur do të zgjidheshin ndershëm me merita njerëz të ri në institucionet e drejtësisë, që do ta zbatonin vetëm ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës, asgjë tjetër, njerëz të ligjit që nuk do të kenë patronë e bosë njerëz që nuk i zgjedh Adem Grabovci me klanin Pronto”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari tutje kërkon të bëhet një analizë e saktë hetimore që të zbulohen autorët e vrasjes së dy vëllezërve Dehari.

“Pas analizës vrasësi i vërtetë i Astrit Deharit, por edhe i vëllait të tij i “vetëvrarë”, është vetë shteti, është drejtësia shtetërore e Kosovës, duke filluar nga prokurorët Beqir Kalludra, Sylë Hoxha, e sidomos ish ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha dhe Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, së bashku me hetuesit policor të antiterrorit, krejt këta njerëz janë të zgjedhur dhe të kontrolluar nga PDK-ja, e sidomos nga Hashim Thaçi, Ilmi Reçica dhe Kadri Veseli”, pohon Miftari.

Ish-agjenti i SHIK-ut, tutje pohon se të gjithë këta emra të cilët i akuzon e kanë ditur qysh në fillim zyrtarisht se Astrit Dehari është viktimë e pafajshme.

Ai thotë se edhe personat që në atë kohë i djegin veturat e zyrtarëve shtetëror, sulmet ndaj Parlamentit me RPG, nuk ishin amatera por ishin dorë e zgjatur e vet pushtetit.

“Zyrtarët, hetuesit, prokurorët, gjyqtarët dhe ministrat e kanë ditë se kjo është lojë e ndyre politike, kurse drejtësia e shefit ka menduar se do të thyejnë këtë djalë të pafajshëm, pra Astritin dhe të përdorin si dëshmitar kyç në një proces të madh politik kundër Lëvizjes Vetëvendosje, që të i plotësohet dëshira Hashim Thaçit, Ilmi Reçiqës, Kadri Veselit dhe të tjerëve. Pra ka qenë qëllimi eliminimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe të shpallet ligjërisht parti terroriste, anarkiste dhe të eliminohet Albin Kurti dhe (10-tshi) i UÇK-së. Pra kjo ishte ëndrra e kamotshme e Hashim Thaçit. Thaçi ëndërr e makth ka kur i she këta dy persona, pra Albin Kurtin dhe 10-tshin e UÇK-së”, thotë Naim Miftari.

Miftari tuje ka përmendur edhe vdekjen e shokut të burgut të Astritit dhe të hetuesit të këtij rasti.

“Vrasja e Astritit dhe vdekja e dyshimtë e cimerit të tij që në një rast kishte dashur të flet duke bë një telefonatë… si dhe vdekja po ashtu e dyshimtë e njërit nga hetuesit të këtij rasti tregon qartë se dikush është ka tenton me mbyll qarkun rreth këtij rasti, por dëshmitarë të tjerë ka rasti dhe mundet me i zgjidh nëse përdoret dhe nuk keqpërdoret nga vet hetuesit ADN-ja e vrasjes së Astritit, po kjo pa shkua në pension Hashim Thaçi me gjithë krye hetuesit e Policisë dhe Prokurorisë e gjyqtarët si dhe shefat e AKI-së që i ka zgjedh Adem Grabovci me Ilmi Reqicën, e që këta të gjithë i kontrollon vet Thaçi dhe Veseli me klanin e tij PRONTO do të mbetet enigmë. Megjithatë, ndoshta edhe sqarohet por do të shkoj shumë larg…”, përfundon Naim Miftari.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu