Pas dorëheqjes nga partia e Milaim Zekës, Demolli vendosi që kontributin e tij ta adresoj në Nismën Socialdemokrate. Por vetëm pas një muaji aktivitet në partinë e Fatmir Limajt, Demolli dha dorëheqje edhe nga kjo parti për t’iu bashkuar Vetëvendosjes. Këtë e ka konfirmuar vet Demolli përmes llogarisë së tij në Facebook.

Pas një muaji aktivitet në Nismën Socialdemokrate, Shkumbin Demolli ka vendosur që të jap dorëheqje edhe njëherë. Kjo për shkak se sipas Demollit, Nisma e ka injoruar dhe i ka bërë padrejtësi.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe premton se nuk do të tërhiqet nga politika. Kësaj radhe ai vendosi t’i bashkohet Vetëvendosjes.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu