Prezantimi zyrtar i të shumëpriturit Volkswagen Golf bëhet më 24 tetor, ndërsa një grup çek ka arritur ta fotografojë për ta shfaqur në tërësi.

Javën e kaluar, Volkswagen tregoi gati në tërësi se si duket Golf i ri, vetëm se në imazhin e parë që shpërndau për këtë model, ia kishte mbuluar dritat e përparme, transmeton Telegrafi.

Tashmë, mund ta shohim si duket edhe ky detaj, sepse një grup i adhuruesve çek të makinave Volkswagen, postuan në rrjetet sociale si duket Golf i ri, përfshirë edhe brendësinë.

Në kabinën e gjeneratës së tetë të Golfit, është vënë sistemi teknologjik, përfshirë edhe ekranet gjigante, njëjtë sikurse te modeli Taureg. Derisa, timoni dhe sistemi i ndryshimit të shpejtësive është i ngjashëm me atë nga Passat dhe T-Cross.

Më 24 tetor, është prezantimi zyrtar i Volkswagen Golf të ri, që është pritur për një kohë të gjatë, sepse është punuar që të punohet sa më mirë.

Priatelia, je mi česť vám trochu v predstihu predstaviť úplne novú generáciu svetového Bestselleru Golf… Golf VIII….

Publiée par Som fanúšik Volkswagenov sur Lundi 14 octobre 2019

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu