Shefja e OBSH’së në Kosovë, Isme Humolli, ka thënë se nuk ka nevojë për panikë rreth koronavirusit, pasi që shumë persona e kalojnë lehtë, pa nevojë për t’u trajtuar. Ajo ka thënë se nëse qytetarët ndjekin masat e Qeverisë, situata do të kalojë për dy javë.

Kështu ka deklaruar ajo sot në Klan Kosova, ku ka thënë se më problem është tek ata që kanë sëmundje të ndryshme të mushkërive.

“90% të rasteve nuk kanë nevojë të trajtohen – e kalojnë lehtë. Problemi më i madh është tek pacientët që kanë disfunksion të mushkërive, të cilëve virusi u shkakton dëmtim të tërësishëm të mushkërive dhe kërkojnë një terapi mbështetëse respiratore më të theksuar”, ka thënë ajo.

Në fund, Humolli ka shtuar se nëse kosovarët ndjekin masat e vendosura nga Qeveria e vendit, atëherë për dy javë mund të mos kemi më raste.

“Marrja e vendimeve të shpejta prej Qeverisë së Kosovës ka bërë dhe jam shumë e bindur që jashtë kohës që do të kemi rritje më të shpejtë të rasteve, pas dy javësh do të kemi rënie të rasteve të personave të infektuar – nëse qytetarët zbatojnë masat e vetizolimit”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu