Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Departamentit për Siguri të Atdheut në Shtetet e Bashkuara, Kevin McAleenan, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë e rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë vetëm gjashtë muaj pas qëndrimit në detyrë.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sekretari McAleenan deshi të kalojë më shumë kohë me familjen e tij. Ai tha se javën e ardhshme do ta caktojë zëvendësuesin e zyrtarit që dha dorëheqje.

McAleenan, 48 vjeç, është personi i katërt që ka shërbyer si kryetar i Sigurisë së Atdheut gjatë mandatit të presidentit Trump.

Ai i ka mbikëqyrur dhe udhëhequr politikat e rrepta të presidentit për ndalimin e imigrantëve përgjatë kufirit me Meksikën.

Megjithatë, analistët besojnë se ky sekretar nuk ka pasur marrëdhënie të qëndrueshme me presidentit dhe e ka kritikuar tonin e debatit për imigrantët.

Duke njoftuar për dorëheqjen e sekretarit, presidenti Trump tha se McAleenan e ka bërë një punë të mrekullueshme. “Urime për punën e mrekullueshme, Kevin. Javën tjetër do të njoftoj për sekretarin e ri. Shumë kandidatë të shkëlqyeshëm”, shkroi presidenti.

McAleenan ishte zgjedhur në këtë pozitë në prill të këtij viti, pas dorëheqjes së Kirstjen Nielsen, e cila ishte kritikuar nga presidenti se nuk është mjaftueshëm e rreptë ndaj kontrollimit të imigrimit, shkruan “BBC”.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu