Deputeti nga radhët e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka folur për rastin e djalit të tij Flakron Shalës, emri i të cilit u përfol shumë nëpër media pasi u emërua konsull në Pragë.

Të mërkurën (25.11.2020) ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që ta shkarkojë Flakron Shalën dhe tre konsuj të tjerë.

Në një lidhje direkte ai ka thënë se kushdo që merr vendime kundër rinisë, është fundërrinë.

“Unë e kam ditur se do të bëhet problem, por duke e ditur se sa do t’i japë kontribut këtij vendi, unë ia dhashë dritën e gjelbër”.

“Ai edhe më shumë do të kontribuojë për vendin sepse ashtu jemi të lindur”.

“Djali im nuk e ka marrë detyrën. Unë ju kërkoj falje atyre tre konsujve tjerë që janë shkarkuar. Çka bëjnë tjerët nuk e di, por djali im nuk guxon të këmbëngulë. Ai do t’i ndjek procedurat ligjore – le të mbetet në ndërgjegjen e Vjosa Osmanit”.

“Gjithkush që punon kundër rinisë, për mua janë fundërrina – edhe nëse jam unë. Gjithkush që merr një hap kundër rinisë së shkolluar, për mua është fundërrina më e madhe e këtij vendi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu