BERLIN - MAY 06: Kosovo President Fatmir Sejdiu arrives at Bellevue Palace on May 6, 2010 in Berlin, Germany. Sejdiu is on an official visit to Germany. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ish-presidenti  Kosovës, Fatmir Sejdiu,  në një intervistë për RTV Ora ka komentuar formimin e koalicionit mes ish-partisë së tij (LDK), që drejtohet nga Vjosa Osmani  dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se e rëndësishme është që dy partitë të mendojnë mirë për Kosovën dhe zhvillimin e saj.

Xhoi Malësia: Partia ku ju keni dhënë kontribut historik dhe Lëvizja Vetëvendosje me shumë mundësi do jenë përbërësit e qeverisë së re në Kosovë. A është një koalicion që mund të bashkëpunojë mirë?

Sejdiu: “Kemi nga njëra anë një parti të qendrës së djathtë siç është Lëvizja Demokratike e Kosovës dhe anën tjetër një parti social-demokrate që ka politika të tjera.

Nëse do shkohet në koalicion është e rëndësishme të mendohet mirë për Kosovën, të mendohet mirë për zhvillimin e saj dhe që të gjendet një projekt që ofron forcat dhe nxjerr një projekt i cili ofron forcat dhe nxjerr energji të reja, kapacitete që të shfrytëzohen në mënyrë më të mirë të mundshme.”

Ndërkohë shtoi se është koha e sfidave të ndjeshme pasi sipas tij janë tema që janë hapur por ende nuk janë mbyllur.

Fatmir Sejdiu  “Është koha e sfidave vërtet tepër të ndjeshme. Janë çështje të temave që janë hapur dhe nuk janë mbyllur. Fatkeqësisht unë them tema që nuk duhet të ishin hapur ashtu siç janë hapur. Çështja e parë është e papërfunduar e demarkacionit, është votuar, është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës por ka mbetur pjesa operative që duhet të bëhet gjoja edhe në bazë të një marrëveshje politike që unë nuk i besoj shumë. Çështja e dytë është që Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e vet për asociacionin e komunave me shumicë serbe që është Antikushtetuese. Çështja e tretë është e dialogut me Serbinë.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu