Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një procedurë për rinumërimin e votave në qarqet Miluoki dhe Dane të Viskonsinit, një nga shtetet kritike të zgjedhjeve presidenciale.

Megjithëse kandidati demokrat Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura në vend më 3 nëntor, sipas rezultateve jozyrtare, Trump vazhdon të këmbëngulë se në zgjedhje ka pasur mashtrime dhe se ai është fituesi i vërtetë.

Trump pretendon se në Miluoki dhe Dane ka pasur parregullsi të mëdha në votim. Trump gjithashtu ka paguar shumën prej 3 milionë dollarësh të kërkuar nga ky shtet për rinumërimin e votave.

Sipas rezultateve jozyrtare, Biden fitoi zgjedhjet në shtetin e Wiskonsinit me dhjetë delegatë, duke marrë 20.608 vota më shumë se Trump.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu