Qendra e Studentëve gjatë muajve të parë të përhapjes së pandemisë u shndërrua në karantinë, në të cilën karantinoheshin njerëzit që kanë ardhur në Kosovë për 14 ditë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit.

E dëmet që u shkaktuan në Qendrën e Studentëve sa ishte karantinë po konsiderohen të mëdha, të cilat studentët nuk mund t’i shkaktonin për pesë vite. Kështu ka deklaruar për Ekonomia Online drejtori i Qendrës, Fatmir Sfishta.

Sipas tij, me rishikimin e buxhetit iu janë ndarë mjete shtesë për dëmet e shkaktuara nga të karantinuarit.

“Specifikisht për dëmet që janë bërë gjatë kohës sa ka qenë Qendra e Studentëve nuk jemi kopenzuar, mirëpo me rastin e rishikimit të buxhetit ne i kemi paraqitur këto kërkesa për dëmet që janë shkaktuar dhe për investimet tjera që kanë ndodh gjatë asaj kohë dhe neve na është ndarë buxhet shtesë me rastin e rishikimit të buxhetit që është bërë në muajin qershor ose korrik”.

Tutje ai ka thënë se të gjithë dëmet janë evituar, dhe tash më studentët që do të vendosen këtë vite do ta gjejnë ashtu siç ka qenë, si dhe me investime me të mëdha që janë bërë gjatë këtij viti.

“Kanë qenë dëme të konsiderueshme, dëme që studentët as gjatë pesë viteve nuk i shkaktojnë ato dëme, mirëpo me rëndësi është se janë evituar të gjitha ato dëme dhe studentët që vinë në qendrën e studentëve do ta gjejnë qendrën ashtu siç ka qenë edhe më përpara, para karantinës bile me investime më të mëdha që janë bërë këtë vite”.

Ditëve të fundit, me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, është përfolur që hotelet të kthehen në spitale të përkohshme.Mirëpo, sa i përket Qendrës së Studentëve se a është përfolur që të kthehet sërish në qendër karantinë apo spital i përkohshëm, ai thotë se ende nuk ka biseduar askush me të për këtë çështje.

Sfishta shton se çfarëdo vendimi që merr Qeveria janë të obliguar që ta implimentojnë, raporton EO.“Ne nuk e kemi këtë informacion, dhe nuk ka biseduar askush me neve, ne jemi një institucion i cili i përgjigjet Ministrisë së Arsimit dhe varësisht se çfarë vendimi merr Qeveria e Kosovën, ne jemi të obliguar ta implimentojmë dhe ta realizojmë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu