Sot janë shënuar 661 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. E për këtë rekord të zi, ka reaguar ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj. Ai ka thënë se rritja e mëtejme është shqetësuese, dhe ka kërkuar mobilizim të të gjitha insitucioineve në mënyrë që të jenë në krye të detyrës.

Njoftimi i plotë i tij:

Rritja e mëtejme e numrit të rasteve të të infektuarve është shqetësim.Andaj kërkohet mobilizim i të gjithë mekanizmave shtetëror për të qenë në krye të detyrës.Përkushtimi duhet të vazhdoj edhe më tej nga secili, ashtu siç kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë me përkushtim që nga fillimi i Pandemisë vullnetarët në Qendrën e thirrjeve falas pranë IKShPK-së.

Është për çdo respekt puna dhe përkushtimi i kësaj ekipe, mjekë dhe apsolventë të Fakultetit të Mjekësisë.Nuk do të lodhemi nga angazhimi gjatë pandemisë, edhe më fuqishëm dhe bashkë do të vazhdojmë ta luftojmë virusin vdekjeprurës!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu