Edna Caldas është gruaja e cila i kishte dhënë hamburgera falas Cristiano Ronaldos në kohën kur ai ishte fëmijë


Cristiano Ronaldo në intervistën e fundit të dhënë për ITV ka treguar shumë gjëra nga jeta e tij, shkruan Reporteri.net

Ai e ka përmendur një grua me emrin Edna, e cila i kishte dhënë hamburgera falas yllit portugez, kur ky i fundit po stërvitej si fëmijë te Sportingu.

Edna Caldas, tani 36 vjeçare në një intervistë për ‘Record’ ka thënë se është e lumtur që Ronaldo nuk e ka harruar atë.

“Unë jam shumë e lumtur, kjo tregon se sa i përulur është ai,” ka thënë Edna.

“Unë nuk jam askushi për të që të më kujtoj në këtë mënyrë. Kjo ka qenë diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë. Unë kurrë nuk kame menduar se ai do të më mbajë mend mua pas kaq shumë vitesh.

“Kjo tregon se sa i mirë është ai pasi nuk ka harruar gjëra kaq të vogla nga e kaluara e tij,”.

Ndryshe, emri i plotë i Ednas është Edna Carina Emanuel Caldas, e cila shumë shpejt pritët që ta ketë një darkë së bashku me Cristiano Ronaldon.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu