Paratë virtuale patën marrë jehonë shumë të madhe në Kosovë para 3 viteve shkruan GazetaFlash24.

Bitcoini është paraja me vlerën më të madhe në vazhdimësi duke mbajtur primatin dhe duke i prirë bindshëm monedhave tjera.

Kampioni i Cryptove (Bitcoin) ka pasur ulje ngritjet e vazhdueshme njejtë si paratë tjera mirpo tani është pothuajse në pikën më të lartë të tij deri më tani, duhet ta theksojmë se vlera më e lartë e tij ndonjëherë ka qenë 20 mijë dollar e që tani ka arritur shifrën e 18 mijë e 600 dollarëve.

Paratë virtuale përdoren për kryerjen e pagesave më të shpejta dhe duke kursyer kohën.

Bankat kanë dalë kundër në vazhdimësi pasi i konsiderojnë si konkurrent dhe rrjedhimisht kanë pasur greva të ndryshme pasi edhe e kanë cilësuar si të pasigurtë këtë sistem pagesash.

Ndërkaq mund të përmendim faktin se ky sistem parashë virtuale është i decentralizuar që nënkupton se këto para virtuale prodhohen në shumë vende dhe që rrjedhimisht i bie që ky sistem është shumë i sigurtë dhe pothuajse i pa mundur të thyhet./GazetaFlash24.net/

LINK mund tiu shikoni LIVE vlerat e tyre.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu