Superliga e Kosovës në futboll i rikthehet aktivitetit të saj sot.

Java e 13-të është planifikuar të luhet në këtë fundjavë, atje ku priten shumë ndeshje interesante.

Skuadra e Dritës sot udhëton drejt Pejës për tu përballur me skuadrën e Besës. “Intelektualët” vijnë në këtë ndeshje pas 4 fitoreve dhe një barazimi ndaj Prishtinës, andaj këtë formë pozitive do të tentojnë ta vazhdojnë edhe më tutje.

Në anën tjetër, Besa vjen në këtë takim pas 3 humbjeve dhe dy barazimeve duke u renditur në vendin e fundit në tabelë.

Në anën tjetër, Gjilanit e pret sot Drenicën që po kalon në një formë fantastike javëve të fundit. Djelmoshat e Bledar Devollit në 4 javët e fundit kanë arritur tri fitore dhe një barazim, madje kanë udhëtuar në pauzën e kombëtareve edhe për përgatitje jashtë vendit. Ndeshja në mes Gjilanit dhe Drenicës zhvillohet poashtu në ora 13:00.

Një tjetër ndeshje që do të zhvillohet sot është ajo në mes Feronikelit dhe Arbërisë. Ndeshja me Arbërinë do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të skuadrën nga Drenasi që kohëve të fundit ka qenë vazhdimisht pjesë e mediave për shkak të polemikave të krijuar brenda grupit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu