Dështimi i arritjes se marrëveshjes në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bëre që të kemi reagime nga më të ndryshmet derisa ideja për zgjedhje të reja në vend nuk shihet si diçka optimale dhe e duhur.

Zyrtarë të LDK-së janë të bindur se marrëveshja në mes LDK-së dhe VV-së mund të ndodh nëse ka vullnet politik dhe se zgjedhjet e reja ndoshta do të mund të sillnin PAN-in në skenë.

Zyrtari i LDK-së Florian Dushi në një bisedë për “Bota Sot” ka bëre të ditur se sa i përket një koalicioni të mundshëm të PAN janë qytetaret e Kosovës ata që nuk do ta lejojnë që një e keqe t’i rikthehet apo t’i përsëritet Kosovës.

“Sa i përket koalicionit PAN , janë qytetarët e Kosovës ata që e kanë dërguar në opozitë atë koalicion, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, prandaj janë prap qytetarët e Kosovës ata që nuk do ta lejojnë që një e keqe t’i rikthehet apo t’i përsëritet Kosovës” ka thënë Dushi.

Ai beson se që akoma ka kohë për një marrëveshje në mes të LDK dhe VV po që se ka vullnet politik tek pala tjetër, duke respektuar atë që është arritur deri më sot gjatë bisedimeve, e jo duke shpikur, më pak se 24 orë para seancës, një marrëveshje krejtësisht të re!

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu