Rike Roçi u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Albania”.

Por fama e saj u rrit edhe më shumë kur mori vëmendjen e mediave të huaja si tifoze e kombëtares shqiptare. Modelja ka vite që jeton në Itali, por vizitat e shpeshta në Shqipëri nuk mungojnë.

Në Instagram ajo ka pranuar pyetje të ndryshme nga ndjekësit e saj, e njëra ndër to ka qenë se përse nuk e shohim më në ekranet shqiptare, pyetje kjo të cilës Roçi nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

“Si e ftuar sigurisht që do jem prap andej, kur të vi për pushime… Aman për të qëndruar atje dhe për të punë nuk ja vlen fakti ”pagesa”. Unë duke jetuar jashtë kam stil tjetër jetese… ndërkohë që femrat atje punojnë në TV dhe pa pagesë sepse dikush nga mbrapa i sponsorizon. Unë nuk jam si shumica e tyre (nuk fus të gjitha në një thes)”, ka qenë përgjigja e modeles./gazetaflash24.net/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu