Remzie Osmani ka fituar zemrat e publikut jo veç me muzikë, ajo u tregua gjithmonë e thjeshtë dhe e këndshme, kështu duke reflektuar çdoherë pozitivitet.
E krahasojnë me bilbilin ngase ka zë të mrekullueshëm, të cilin e shfrytëzoi për të sjellur hite të pakrahasueshme,
Këngëtare e suksesshme padyshim, por ajo është edhe bashkëshorte e nënë e mrekullueshme.
Përveç me familjen e saj, Remzien e shohim shpesh edhe me shoqëri duke kaluar kohë e duke bërë muhabet.
Ndërkohë që takimi i fundit me shoqën e saj ishte sa i këndshëm aq qesharak. Këngatarja tregon një pjesë të bisedës me me të e që flitet për peshën dhe ushqimin.
Dëshira për të ngrënë dhe për të humbur peshë janë problemet me të cilat shoqja e saj po përballet.
Me të qeshura ato përfundojnë videon që Remzia ndau me ndjekësit në Instagram./Kosovarja/
VIDEO
https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/508773519702805/
https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/551085595700995/