Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas përplasjes të sotme në seancën e Kuvendit mes disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një njoftimi për media bën të ditur se Hoti i cilëson si të papranueshme sjelljet dhe gjuhën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Kryeministrit Hoti thekson se sjelljet e tilla janë jashtë çdo standardi të komunikimit politik, e sidomos sot kur temë e debatit ishte fati i të pagjeturve, çështje kjo shumë e ndjeshme për shoqërinë tonë, e cila po trajtohet me shumë përkushtim nga Institucionet e Kosovës.”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Ndryshe, sot derisa në foltore po fliste deputetja e VV’së, Saranda Bogujevci, ka qenë deputeti Gashi, i cili ka filluar një përplasje verbale me deputeten Mimoza Kusari.

Pas kësaj ka filluar edhe sherri, ku në përkrahje të Kusarit ka dalë deputeti i VV’së, Hekuran Murati, i cili është përplasur fizikisht me deputetin Gashi, ku është përfshirë dhe deputeti Hajrullah Çeku./gazetametro.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu