Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas deklaratave të djeshme të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj se është i lodhur me rrëfimët dhe dëshimitë për masakrat transmeton GazetaFlash24.

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se të papërgjegjshëm janë të gjithë ata që thonë të jenë lodhur nga rrëfimet dhe dëshmitë për masakrat, nga thirrjet për drejtësi për viktimat e luftës dhe të pagjeturit. Sipas tij, Saranda është simbol i triumfit të jetës mbi vdekjen.

“Saranda Bogujevci ishte vetëm 13 vjeçare, kur forcat serbe pushkatuan 14 anëtarë – shtatë gra e shtatë fëmijë – të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu në Podujevë, më 28 mars 1999. Asaj iu pushkatuan nëna dhe dy vëllezërit, kurse ajo dhe katër fëmijë të tjerë mbijetuan. Ajo “ka rrnu për me tregue”, ka shkruar Imer Mushkolaj transmeton GazetaFlash24.

Ndërsa, Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin dhe për këtë ka reaguar përmes një statuso në facebook.GazetaFlash24.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu