Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2723 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 563 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë.

Për herë të parë, në raport, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se ka përfshirë të gjitha testimet që kryhen në Shqipëri, në strukturat publike dhe në laboratorët e licencuar.

Harta e të prekurve – 255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë, nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

150 të shëruar  – Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë.

367 të shtruar në spitale – Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

8 viktima – Një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (10 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 563
Të shëruar ne 24 orë 150
Të shtruar në spitale 367
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2723

Testime totale 143,804
Raste pozitive 25,294
Raste të shëruara 12,353
Raste Aktive 12,362
Humbje jete 579

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6034
Durrës 1037
Fier 949
Korçë 759
Shkodër 742
Elbasan 624
Lezhë 559
Vlorë 544
Berat 367
Kukës 300
Gjirokastër 322
Dibër 125

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu