Një ngjarje e rëndë ka goditur familjen Pervizaj nga fshati Krajk i Prizrenit mbrëmjen e ditës së djeshme shkruan GazetaFlash24.

29 vjeçarja Ardita (Martinaj) Pervizaj ka ndërruar jetë dje, nga informacionet e siguruara nga GazetaFlash24 mësohet se e ndjera ka qenë shtatzënë në muajin e shtatë, sipas këtyre burimeve thuhet se gruaja ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe se mjeku i kishte kërkuar ta hiqte fëmijën pasi mund të rrezikohej jeta e të dyve dmth e gruas dhe fëmijës. Sipas informatave të Gazetës Flash24 thuhet se gruaja ka vendosur ta mbajë fëmijën dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë mbrëmë bashkë me foshnjën e saj në QKUK.

Lajmin për Gazetën Flash24 e ka konfirmuar Jakup Ismaili Drejtor i Gjinekologjisë ” Vajza ka qenë shtatëzënë 26/27 javë dhe ka ardhur në gjendje shumë të rëndë nga Prizreni u transferu në gjinekologji, ku ka qëdndruar vetem një orë për shkak të gjendjes së rënduar, kemi thirr infektologë pastaj është transferuar në infektivë ku ka qëndruar tre ditë dhe nga infektiva ku ka ardhur të mërkurën dhe të premtën është transferuar në mjekim intensiv qendror, për shkak të ndërlikimit të shëndetit të saj ka ndërruar jetë mbrëmë me datë 25/11/2020″.

Ismaili për Gazetën Flash24 ka pohuar se e ndjera ka qenë e infektuar me Covid-19.GazetaFlash24 ka provuar disa herë të kontaktojë me IKSHPK-në por të njejtit nuk e kanë hapur telefonin për konfirmim.

Vlen të theksohet se rasti i vdekjes nuk është paraqitur në raportin 24 orësh të vdekjeve të IKSHPK-së nga sars-cov2./GazetaFlash24.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu