Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ditë më parë bëri një premtim të madh pasi tha se liberalizimi mund të ndodhë më 1 nëntor ose para Krishtlindjeve.

“Zgjedhjet janë më 6 tetor e deri atëherë nuk do të ndodhë, por më 1 nëntor ose edhe para Kërshëndellave do të ndodhë”, ka thënë ai në ‘Fol Hapur’.

Por Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë në një përgjigjeje për Radio Kosovën nuk përmend kohën se kur mund të ndodhë kjo, por flet për raportin e progresit të këtij viti për Kosovën i cili mbështet Komisionin Evropian për të përmbyllur me urgjencë këtë proces.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, është me rëndësi që Kosova të vazhdojë të demonstrojë përpjekje të vazhdueshme për rend dhe ligj, migrim dhe siguri, në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv para vendimit përfundimtar (për liberalizim të vizave) të vendeve anëtare të BE-së. /Reporteri.net/.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu