Ish-ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka thënë që kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka përkrahje politike për t’u bërë president.

“Ajo çka dihet publikisht, është se Haradinaj momentalisht nuk e ka përkrahjen për president të Kosovës. Po të kishte pasë gjasa serioze që ta ketë, kjo punë do të ishte kryer para se të shkojnë Thaçi dhe Veseli në Hagë”.

“Duhet të kemi parasysh që një president i Kosovës, në këtë situatë që jemi ku ballafaqohemi me një pozitë jashtëzakonisht të disfavorshme për Kosovën, në arenën ndërkombëtare; kurrë më rëndë nuk ka qenë. Do të thotë, viteve të fundit kemi pasë digresion në përfaqësimin tonë dhe në mënyrën se si na sheh bota neve”.

Gashi në Rubikon në Klan Kosova, theksoi se arrestimet nga Specialja dhe sfidat që ndodhet vendi, do ta ngadalësojnë sipas tij, vendimmarrjen se kush mund të jetë pasardhës i Thaçit.

“Vetë arrestimi për shumëkë dhe për Kosovën në përgjithësi, është një lloj traume…. Për situatën aktuale politike, është edhe më e rëndë, për shkak se edhe pse Veseli, Thaçi dhe të tjerët kanë tentuar që para se të ndodhë kjo, të gjejnë një zgjidhje sa i përket presidentit, nuk kanë arritur që të kenë një dakordim me Haradinajn dhe të tjerët”.

“Me sa di unë, nuk ka pasë marrëveshje, pasi po të kishte pasë do të kishim një zgjidhje. Tash e shoh edhe më të vështirë në mungesë të Veselit në PDK, që të arrihet një marrëveshje e tillë me PDK-në në një fazë të shkurtër. Frikësohem që do të zgjasë shumë, duke pasë parasysh edhe sfidat e tjera që si Gjykata Kushtetuese, që duhet të japë përgjigjen sa i përket votës së deputetit, që tashmë është në burg dhe si do të veprohet tutje me mandatin e Presidentit”, u shpreh Gashi.

Sipas Gashit, Kosovës i duhet një president i cili jo vetëm brenda vendit do ta ketë rolin e unifikimit, por edhe një përfaqësim dinjitoz ndërkombëtar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu