Ditën e djeshme është bërë viral një gabim i IKPSHK-së kundrejt një qytetari. Të cilin e kanë thirrrr në telefon duke i thënë se ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19, a në realitet ai nuk kishte bërë fare test për koronavirus transmeton GazetaFlash24.

Sipas tij sjellja e nënpunësit kishte qenë arrogante dhe insistonte që i njëjti ka berë test i cili ka rezultuar pozitiv e se paska guximin të shetitet edhe përkunder deklarimit të tij se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Qytetari ka marrë në përgjigjjie dhe kërkim falje nga MLS, sepse paska qenë gabim teknik.

Postimi i plotë i qytetarit:

Pershendetje.
E kam obligim moral te ju sqaroj lidhur me postimin dhe shqetesimin tim te djeshem. Falemnderoj laboratorin MLS per sqarimin ne menyre te shkruar dhe po e pranoj si te qene pa e verifikuar. Pranoj kerkim faljen. Cfare nuk toleroj dhe fal eshte sjellja e nepunesit (qofte i IKShPK apo i MLS-se) i cili me arrogance insistonte qe paskam bere test i cili ka rezultuar pozitiv dhe bile paskam guximin te shetitem edhe perkunder deklarimit tim qe nje gje e tille nuk eshte e vertete. Gjithsesi, ju uroj rezultate negative, edhe nese e keni bere ose jo testin e falemnderit dhe juve per gatishmerine per ndihme. Uroj qe reagimi im ndikon qe te kene kujdes e nje gje e tille mos te perseritet. Mirembetshi. /GazetaFlash24.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu