Një qytetar nga komuna e Fushë Kosovës, ka akuzuar Policinë e Kosovës se është ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit të tij për arsye se nuk e kishte të vendosur maskën, .

Refik Hyseni përmes një postimi në Facebook, është shprehur se djali i tij ka përfunduar në spital, si pasojë e rrahjes nga një polic.

“Kjo si pasojë e një polici të Kosovës. Arsyeja se nuk e ka vendos maskën, e shoqëron në stacion të policisë në Fushë-Kosovë dhe ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj Asdren Hysenit 14 vjeçar, tani i shtrirë në Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Tutje, ai gjithashtu ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet djali i tij i shtrirë në Spital.

Ndryshe, ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, përcakton se “personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për bartjen e maskës, dënohet me gjobë 35 euro”. /sinjali

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu